Drejtoria e Policisë Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona për vepra të ndryshme penale.

Një 20-vjeçar është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikolohjike ndaj motrës së tij, ndërsa një 20-vjeçar sepse përndiqte ish të dashurën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.j, 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij;

J.M, 24 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij”, njofton policia.

Po ashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M, 29 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. K.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 4 personave sepse tre prej tyre janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër sepse nuk i është bindur urdhërit të policit për të kryer testin e alkoolit.

“U arrestuan N. G, 34 vjeç, A. D, 52 vjeç dhe A. T, 28 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.N, 37 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit”, bën me dije policia.

Kurse më datë 03.10.2021, në rrugën Kuc-Vorë, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, shtetasi B. V, 25 vjeç, kallëzon se ka dëgjuar një zhurmë si ajo e të shtënës me armë dhe si pasojë i ka dëmtuar lehtë mjetin e tij. Nuk ka persona të lënduar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Top Channel