Mbledhjet e komisioneve parlamentare do të zhvillohen me prezencë fizike të deputetëve, me kushtin që të paraqesin testin negative të Covid 19 ose certifikatën e vaksinimit.

Mbledhjet e komisioneve parlamentare do të zhvillohen me prezencë fizike të deputetëve, me kushtin që të paraqesin testin negative të Covid 19 ose certifikatën e vaksinimit

Në një deklaratë për mediat, Taulant Balla tha sot se kanë rënë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve.

Falenderoj deputetët e opozitës, që ramë dakord për mënyrën e  zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve, duke e vendosur dhe kuvendin në të njëjtën linjë me universitetet, me shkollat dhe qasje të tjera. Pjesëmarrja do të jetë fizike, me kushtet e testit negativ, të bërë jo më herët se 48 orë ose  certifikatën e vaksinimit”.

Opozita kundërshtoi me këmbëngulje mbledhjet ‘online’, që sipas saj janë jo efektive dhe kanë për qëllim “t’i mbyllin gojën ligjvënësve të djathtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA