Kryesia e Kuvendit ka vendosur që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare do të zhvillohen me prezencë fizike të deputetëve.
Në projektvendim thuhet se kushti që duhet të plotësojnë deputetët është distancimi fizik, si dhe duhet të dorëzojë pranë sekretarisë së komisionit certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara fillimit të mbledhjes.
Po ashtu në projektvendim thuhet se me dakordësinë e kryesisë së komisionit parlamentar mbledhjet mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, me terminal të pavarur deri në përfundimin e gjendjes së pandemisë.
Projektvendimi i plotë:
I.Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit certifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.
II.Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.
III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.
IV.Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
Top Channel