Krimi i dyfishtë në Tiranë/ E ëma mëson për vrasjen e vajzës ganeze nga telefonata e gazetarit: Ishin shumë mirë bashkë, nuk e kuptoj…

04/10/2021 14:14

31-vjeçarja Jawsackie Jaboah, e njohur si Mili erdhi nga Franca për të takuar partnerin e saj, por në vend të një takimi romantik, gjithçka përfundoi në tragjedi.

Klinton Pira e qëlloi me thikë Milin, e cila ndërroi jetë pas plagëve të marra dhe më pas u hodh nga kati i tetë i hotelit ku u akomoduan në kryeqytet.
Gazetari i emisionit “Shqipëria live” telefonoi nënën e të ndjerës, për t’i marrë një prononcim për ngjarjen e rëndë. Kjo e fundit nuk kishte asnjë dijeni për vrasjes e së bijës.

E shokuar nga lajmi, ajo tregon se Klintoni dhe Mili shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe kishin hyrje-dalje familjare:

Ishte e lumtur që po vinte në Shqipëri, nuk ishte me të për dokumente, nuk e kuptoj… Klintoni na ka ardhur në shtëpi.
Ajo donte të prezantohej me familjen e Klintonit, prandaj erdhi në Shqipëri, unë isha dakord. Klintoni nuk jetonte në të njëjtën lagje me ne, punonte në kuzhinë, vajza ime ishte me shkollë, ishin shumë mirë bashkë.
Kanë pasur një sherr në “Facebook” dhe kaq. E marr në telefon por nuk ma hap, ku është telefoni tani, në polici??

I riu ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli.

Top Channel