Krejtësisht e shkrumbuar/ Shihni pamjet e shtëpisë ku u dogj për vdekje vëllai i ish kreut të Gardës të ’21 Janarit’

04/10/2021 17:25

Top Channel ka siguruar pamjet e banesës ku shpërtheu bombula e gazit në fshatin Reps të Mirditës. Teksa forcat zjarrfikëse po punojnë ende, duket se si është shkrumbuar tërësisht gjithcka brenda shtëpsë, ku jetonte Nikollë Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të ’21 Janarit’.

Si pasojë e flakëve, ka humbur jetën 65-vjeçari Nikollë Prendi. Banesa e Prendit ndodhej në katin e dytë të një pallati disa katësh. Sapo panë flakët, banorët e zonës nxituan t’i shkojnë për ndihmë.

Paraprakisht, bëhet me dije se Nikoll Prendi nuk i ka lejuar komshinjtë që të hapin dyert dhe të futeshin në shtëpinë e tij.

Çfarë ndodhi në 21 Janar 2011

Opozita socialiste në atë kohë, organizoi protesta të mëdha në vend dhe kërkonte rrëzimin e qeverisë Berisha. Për orë me radhë protestuesit u përleshën me forcat e policisë dhe Gardës së Republikës. Nga përleshjet, kjo e fundit qëlloi me plumba të vërtetë.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë. 10 vjet pas vrasjes së tyre, në 21 Janar 2021, katër protestuesit u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”.

Top Channel