Ditën e sotme mesa duket nuk ka nisur rregullisht mësimi për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Në Vlorë, prindërit e nxënësve të shkollës  9 vjeçare “Lef Sallata” u mblodhën  në shenjë proteste për të kundërshtuar mësimin pasdite.

Prindërit që i kanë fëmijët në klasë të tretë, thonë se kjo është e vetmja klasë nga fillorja që është lënë për të zhvilluar mësim pasdite.

Ata  thonë se nuk përshtaten me këtë orar dhe  nëse situata nuk ndryshon do t’i heqin fëmijët nga kjo shkollë.

Sipas mësueses së klasës, do t’i dërgohet shkresë bashkisë së Vlorës dhe zyrës vendore të arsimit parauniversitar të bashkisë Vlorë, për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Top Channel