FOTOT/ 182 pacientë të shtruar në spitalet covid, familjarët të shqetësuar ‘digjen’ në diell. Presin lajme për të afërmit

04/10/2021 12:11

Numrat e të infektuarve me covid-19 vijojnë të jenë ende në nivele shqetësuese në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vetëm në 24 orët e fundit të ditës së djeshme janë infektuar 467 persona.

Ndërsa në vend aktivë me covid janë 8,951 pacientë, kurse në spitalet covid janë duke marrë trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.

Sikurse shihet edhe nga pamjet ende ka familjarë të pacientëve me covid që rrinë jashtë ambienteve të Infektivit, ku të shqetësuar presin lajme për gjendjen e të afërmve të tyre.

Po ashtu me gjithë përpjekjet e mjekëve, dje Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me covid tre qytetarë: Dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74, një qytetar nga Tirana 70 vjeç.

Kështu numri i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 2,713.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel