Policia e Fierit ka çuar në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i dy vjedhjeve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe arrestuan shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Patos (i dënuar më parë për “Vjedhje”), pasi mbrëmjen e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit V. Sh.

Gjithashtu, po atë natë, ky shtetas ka marë një sasi parash edhe në lokalin e shtetasit O.  P në fshatin Margëlliç, Patos”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 

Top Channel