Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për problematikat e qarkut të Korçës që prej dy vitesh ka problem ngrohjen. Salianji përmendi faktin që ngrohja me dru është tepër e vështirë sepse janë rritur çmimet vitet e fundit, ndërsa me paralajmërimin e kryeministrit Rama për një tjetër krizë, Salianji tha se dimri do të jetë tepër i vështirë për korçarët se nuk do të përballojnë dot faturat elektrike.
Salianji: Siç besoj e keni ndjekur, siç e kanë parë edhe qytetarët gjatë gjithë fundjavës siç dhe kemi paralajmëruar, kemi intensifikuar kontaktet me qytetarët sidomos për të dëgjuar dhe për të ndarë bashkë hallet e tyre të përditshme por tani edhe më të shtuar të rritjes së çmimeve të shportës shtuar kjo dhe me një acar të pritshëm jo vetëm të dimrit por një acar ekonomik i cili është shoqëruar në rajonin e Korçës që e ka problem ngrohjen në dyfishim thuajse të çmimit të gazit, për ngrohjen me dru as që bëhet fjalë për shkak të çmimeve stratosferike të druve të rritura vitet e fundit dhe tani një pothuajse reagim siç e thashë jo vetëm ankthioze por një përllogaritje e kafshatave të bukës të familjeve korçare të cilat po reagojnë në mënyrë të shqetësuar në çdo takim që kemi pasur për përballimin e jetesës së tyre të përditshme për shkak të paralajmërimit të faturave të energjisë elektrike.
Energjia elektrike edhe sot e kësaj dite është pothuajse e papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve shumë qytetarë siç kemi treguar familjet e tyre janë pa energji ju është prerë për shkak të mospagimit të faturave pavarësisht se kanë vetëm dy llampa dhe asnjë pajisje tjetër ndërkohë që qeveria edhe në program ka premtuar që do të ulte çmimin energjisë. Gjithçka po shkon për keq për qytetarët por për qeverinë po i shkojnë gjërat për dreq dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qenë pranë tyre në çdo formë rezistence. Plani prej 7 pikash që ka përgatitur partia demokratike dhe kryetari i saj ne mendojmë që është zgjidhja e duhur për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale dhe të mbijetesës në fakt të shumicës së qytetarëve shqiptarë.
Sa i përket përplasjeve me Edmond Spahon dhe bisedës në telefon me ofendime, Salianji u shpreh se marrëdhëniet personale nuk janë të rëndësishme për interesin e publikut.
Salianji: Gjithçka ka të bëjë me çdo interes apo marrëdhënie me njëri tjetrin padiskutim që në këto momente sështë në interesin e publikut. Ata që s kanë para për të paguar faturat apo për të siguruar vaktet e fëmijëve nuk kanë këtë në fokus.
Salianji premtoi se do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për të siguruar që propozimet e PD për të përballuar krizën e energjisë të shkojnë në parlament.
Salianji: Siç e thashë në jemi në terren dhe jemi në kontakte me qytetarët, do të bëjmë gjithçka bashkë me qytetarët në çdo lloj forme reagimi duke nisur nga propozimet konkrete që kemi çuar në Kuvend qoftë për uljen në 6% në TVSH-së për çmimet e shportës bazë apo qoftë edhe për energjinë elektrike e cila jo vetëm nuk duhet të rritet por duhet të ketë një ulje ashtu siç është premtuar nga ana e kryeministrit. Po në situatën ku është një qeveri që i vjedh votat dhe kryen masakër elektorale që ne kemi çështjen tjetër me Komisionin hetimor pa diskutim që nuk interesohet për interesat e qytetarëve. Ne kemi në fokus vetëm interesat e qytetarëve. Gjithçka tjetër që ka të bëjë qoftë me debate me diskutime me mendime të ndryshme prandaj është një parti perëndimore prandaj është një parti që ka vokacion euroatlantik dhe kështu do të mbetemi gjithmonë. Ne jemi një parti e interesit të qytetarëve dhe fokusin e kemi tek qytetarët. Siç e thashë tashmë ne jemi në terren dhe me propozime konkrete për të bërë gjithçka që është e mundur që të lehtësojmë jetesën e qytetarëve. Gjithë çështjet e tjera janë çështje që zgjidhen por çështjet e interesit të skupeve të vogla nuk është se kanë ndonjë interes të madh.
Sa i përket protestave të mundshme, Salianji tha se nuk përjashton asnjë formë reagimi që të mos preket “kafshata e përditshme” e qytetarëve.
Salianji: Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë, do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence bashkë me qytetarët që të mos preket kafshata e përditshme edhe vaktet të cilat edhe sot siç besoj e keni parë shumica e familjeve nuk arrijnë t’i plotësojnë.
Pyetje: Çfarë po ndodh me opozitën shqiptare?
Salianji: Siç e shikoni Partia Demokratike opozita në tërësi gjitha faktorët e saj jo vetëm që nuk janë në pikën më të dobët por janë në pikën më të lartë të interesit publik pra ka prej kohësh që prej përfundimit të zgjedhjeve lajm bën vetëm PD.Gjithçka bën PD është lajm disa e quajnë dhe unë do ta quaja çdo form foltoreje diskutimi ideje mendimi rigjenerim diskutim, energjizim i PD ecila në fund bëhet bashkë të gjithë demokratët kanë vetëm një interes të largojnë Edi Ramën dhe në fund ne do të jemi po njësoj bashkë për të bërë të mundur shkurtimin e ditëve të regjimit
Ne nuk ndëshkojmë asnjë për mendime ne i dëgjojmë të gjitha por në fund ka institucione që vendosin dhe në fund vazhdojmë dhe ecim në të njëjtin drejtim për të njëjtin qëllim për të rrëzuar regjimin.
Top Channel