Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama: Kjo nuk është rruga drejt parajsës, por drejt një realiteti ku… 02/04 08:39
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka fajësuar qeverinë për rritjen e çmimit të farave dhe plehrave kimike në bujqësi.
Çmimet e larta kanë ndikuar që fermerët që dalin me humbje.
Sipas Salianjit,“qeveria ju është bërë barrë fermerëve, në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve”.
“Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit. Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto. Qeveria dhe përfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve”, shkruan deputeti në një postim në “Facebook”.
Top Channel