Rritja e çmimeve të produkteve të konsumit/ Basha jep propozimet për zgjidhje: Të ristrukturohet buxheti për të përballur krizën

03/10/2021 16:48

Kryedemokrati Basha reagoi sot pas deklaratës së kryeministrit Rama se rritja e çmimit të energjisë është e pashmangshme.

Sipas Bashës, fjalimi i Ramës, ishte “sa për të larë duart” ndërkohë që shqiptarët çdo ditë e më tepër po përballen me çmime më të larta.
“Shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburantëve. Në ato vende ku ndodhin rritje të diktuara nga tregjet ndërkombëtare, qeveritë e përgjegjshme u vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre. Por a mund të ndodhë kjo më këtë qeveri? Shqiptarët e dinë mirë që jo”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp.
Më tej, Basha sugjeroi 7 mënyra për të zgjidhur krizën ekonomike:

  1. Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
  2. Ulja e TSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
  3. Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
  4. Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
  5.  Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
  6. Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.
  7. Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Paraditen e kësaj të diele, kryeministri doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku pranoi se rritja e çmimit të energjisë që ka prekur gjithë Europën, do të prekë dhe vendin tonë dhe së shpejti “do të përballemi me çmime marramendëse”.

Qytetarëve u duhet tashmë të paguajnë më shumë dhe për bukën dhe nënproduktet e tjera të miellit si dhe për karburantin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA