Burgoset për 18 vjet bodyguard-i gjerman që vrau të dashurën aristokrate, kur trashëgimarja britanike donte ta linte (fotot)

02/10/2021 15:31

Një roje klubesh nate është burgosur sot për 18 vjet për vrasjen brutale të të dashurës së tij nga një familje fisnike britanike, pasi pretendoi fillimisht se vdekja kishte ndodhur gjatë një “loje seksi”.

32 vjecari Marc Schatzle, mbyti me peshqir 22 vjeçaren Anna Reed, në dhomën e tyre të hotelit pranë liqenit ‘Lake Maggiore’ në Zvicër.

Zonjusha Reed vjen nga një familje e njohur britanike e përfshirë në rritjen e kuajve të garave dhe përshkruhej nga të njohurit si “shpirt i adhurueshëm e i kujdesur, por e trazuar nga vdekja e nënës së saj disa vjet më herët”.

Në gjykatë u tha se më 9 prill 2019 kur ajo kishte kërcënuar ta linte, Schatzle e vrau.

Bodyguard-i me shumë tatuazhe, ‘body-builder’ dhe baba i dy fëmijëve, ishte përpjekur fillimisht të pretendonte se e kishte mbytur aksidentalisht gjatë seksit.

Prokurorja zvicerjane Petra Canonica Alexakis tha se më pas Schatzle kishte vjedhur kartën e kreditit të Anna për të marrë paratë në llogarinë e saj.

Duke dhënë verdiktin gjykatësi Mauro Ermani tha: “Kjo ishte një vrasje e qëllimshme, e një niveli veçanërisht të lartë, ashtu si dhe faji i të akuzuarit. Ai ka provuar se mund të vrasë një grua që i jep dashuri dhe para, teksa nuk ishte i aftë të përmbante emocionet kur u ndje i braktisur”.

“Vdekja nga mbytja nuk është e menjëhershme, cilido që e shkakton atë ka kohë të shikojë atë që po ndodh, ai shikon viktimën që është duke u mbytur, dhe nuk ndalon”.

Ndërsa prokurorja tha më herët: “Marc Schatzle pëlqente jetën e bukur, pushimet dhe të gjitha të tjerat, por vetë nuk mund t’i përballonte”.

“Kur ai u njoh me Anna, jeta e tij u ngrit në një tjetër nivel. Ajo ishte e bukur, e dashur dhe më e rëndësishmja, e pasur. Ai e vrau atë për motive financiare, sepse natën që ata debatuan vajza kishte kërcënuar ta linte”.

Gjykatësi gjithsesi refuzoi se akti kishte motive financiare.

Një raport psikiatrik tha se Schatzle vuante nga ‘çrregullimi narcizist i karakterit’.

“Marrëdhëniet që ai krijonte ishin të gjitha oportuniste”, shtoi prokurorja.

Disa ditë para vdekjes së saj Anna i tregoi se kishte marrë një transfertë prej 30,000 paundë nga një i afërm.

Prokurorja tha: “Në shkurt 12,000 franga zvicerjane u nxorrën nga llogaria e saj, muajin tjetër u tërhoqën 37,000 franga dhe në prill 13,000.

I dënuari mbante kokën e rruar, tatuazhe kërcënuese në fytyrë dhe ishte dënuar më parë për sulm ndaj një djali 17 vjeçar.

Më parë ai kishte insistuar se Anna kishte vdekur aksidentalisht gjatë seksit në dhomën e hotelit më 9 prill 2019.

Senacen e kaluar vrasesi Schatzle tha: “Vendosa peshqirin rreth qafës së saj dhe nisa ta puthja, por ajo donte më shumë dhe unë vura dorën në peshqir dhe shtyva. E bënim shpesh këtë, asaj i pëlqente dhe kur donte të ndalonim ajo i binte dorës time, ky ishte sinjali.”

Në orët e para të mëngjesit të 9 prillit, klientë të tjerë në La Palma au Lac ishin ankuar te stafi për zhurmën e sherrit nga dhoma 501, pak para se Anna të vdiste.

Në gjyq u tha se Schatzle kishte zbritur me nxitim në recepsionin e hotelit dhe kërkoi një ambulancë pasi e dashura e tij ishte “bërë blu”.

Schatzle tha: “Dola me nxitim nga dhoma për të kërkuar ndihmë. Kur hoqa peshqirin pashë se në fytin e saj kishte një vijë të kuqe”.

Prokurorët thanë se Anna ishte aq e dobët në trup saqë nuk mund të luftonte kundër të dashurit që ishte tre herë sa pesha e saj.

Babai i Anna, Clive dhe motra Millie nuk kanë folur publikisht për vdekjen e saj dhe nuk ishin në gjykatë.

FOTO GALERI
4/10
Hoteli ku ndodhi ngjarja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA