Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin K. C., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.
Bëhet e ditur se ditën e djeshme është gjetur një e moshuar e pajetë. Policia bën me dije se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel