“Unë i kisha mbyllur gjërat e mia”/ Berisha: Do rikthehem me fuqi të shtuara! Basha peng i narkokryetarit

01/10/2021 19:34

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur nga qyteti i Shkodrës se do të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit nëse Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se nuk ka dashur të ndërhyjë më parë në çështjet e brendshme të PD-së, pavarësisht rezultateve të marra në zgjedhje.

“E vërteta është që nuk e solla unë. Unë dhashë dorëheqjen. Unë kam hapur garën dhe vetëm dy persona u paraqiten. Vetëm i ndjeri Sokol Olldashi dhe Basha u paraqitën. Unë i kam dhënë mbështetje publike. Këtu në këtë IPAD kam shumë dokumente që mund t’i faktojë kujtdo se në zyrën time Lulzim Bashës i kam thënë çdo gjë. Pa asnjë hezitim. I kam kërkuar dorëheqjen në 2017. Kam deklaruar publikisht që kryetari që humbet duhet të japë dorëheqjen dhe nuk e kam zbuluar pse. Nuk doja të hyja në problemet e brendshme të partisë. Unë e kisha mbyllur kapitullin tim. Po të hyja pa projekt thjesht do shkaktoja kaos. Nuk e kam bërë për asnjë arsye tjetër, përveç asaj që yunë nuk doja të kthehesha, kam qëndruar kundër Edi Ramës dhe nuk kam hyrë në problemet e brendshme të PD.

Po të kisha ndërhyrë, ndoshta zhvillimet nuk do të ishin ato që janë sot. Çfarë kërkon Sali Berisha. Më datë 20 maj, më shpallën non-grata për problemet që i njoh shumë mirë. Kam pasur përplasje me Soros. Mendova, pse ma bën këtë mua. Unë në këto 8 vite nuk kam një fjalim të vetëm për interesin tim personal dhe familjar. Kam bërë gjithçka në të mirën tuaj. Kam dalë kundër minishengenit dhe Ballkanit të Hapur. Edhe reformën në drejtësi që ka sjellë sot të afërm të ministrave dhe deputetëve të PS. Mendova që unë do largohesha po të fitonim zgjedhjet. Goditem në këtë mënyrë. Vendosa të kthehem të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtjen e interesit publik dhe interesit të shqiptarëve. Lumenjtë e gënjeshtrave të Edi Ramës do i shkrijmë. Do të ngjallim shpresë në çdo vatër shqiptare. Kjo kërkon nga çdo demokrat t’i thotë vetes çdo ditë të ndryshojmë. Fillimi ynë i ri është rruga drejt fitores” – tha Berisha.

Sipas Berishës, situata e krijuar brenda Partisë Demokratike, nuk është një çështje mes tij dhe kryedemokratit Basha, por për rikthimin e pluralizmit shqiptar.

“A është kjo një çështje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës? Jo. Them se është një çështje themelore për pluralizmin shqiptar që nga themelimi i PD-së, pluralizmi nuk ka qenë kurrë në gijotinë si këtë herë. Pse? Pluralizmi politik, bazohet në organizata demokratike, me norma dhe ligje demokratike të pavarura dhe sovrane se përndryshe ato janë satelite të politikës shtet. Ky është pluralizmi i shtirë. Ku jemi ne sot. Partia që përmbysi komunizmin, që transformoi Shqipërinë. Ka në krye një ish-kryetar që deklaron se nuk pyes për forumet e partisë, për anëtarësinë e partisë, nuk shkon për të votuar propozimin e tij në Këshilli Kombëtar sipas statutit. Nuk lejoi të mblidhet Kuvendi dhe nuk njeh referendum, është asgjësimi i PD. Po të mos jemi këtu, Shqipëria ka një narkokryetar, Edi Rama dhe një peng të tij, Lulzim Basha.

Dua t’ju çoj një mesazh atyre që nuk janë këtu, nuk është çështja mes Berishës dhe Bashës. Është jetike për votën, që kësaj partie t’i mohohet e drejta e votës. Ne do bashkohemi me votën. ” – tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA