Projekti i gazsjellësit përfundimisht nuk do të financohet nga MCC, të cilët ishin angazhuar që nga viti 2018 me studime.
Kjo sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli po ndodh për shkak se qeveritë asnjëherë nuk ishin angazhuar për të vlerësuar koston e projektit, reflektimin në tarifat e qytetarëve, nëse gazi është zgjidhja e duhur për dekarbonizim apo nëse projekti është në përputhje me Traktatin e Komitetit të Energjisë.
Të gjitha këto ajo thotë se nuk arritën t’i bëjnë as gjatë mandatit të tyre 6 mujor dhe tashmë afati ka përfunduar.
Mjetet prej 200 milionë dollarë nga MCC, ajo thotë se nuk kanë humbur por do të investohen në projekte të tjera të energjisë.
Nëse vendoset në të ardhmen, atëherë financimi duhet të bëhet nga burime të tjera financiare.
Megjithëkëtë, shoqëria civile kritikon refuzimin e investimit.
Kosova aktualisht ka të bazuar 95 përqind të prodhimit të energjisë elektrike përmes thëngjillit.
Vite më parë, Qeveria pati nënshkruar një projekt për ndërtimin e termocentralit të ri, por kompania ishte tërhequr me arsyetimin se nuk ka ndërmend të merret me projekte që lëndë bazë kanë thëngjillin.
Top Channel