Berisha ‘non grata’/ Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri: Uashingtoni do të godasë korrupsionin sa herë ta shohë!

01/10/2021 19:17

Vendimi i DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha ishte një sinjal kundër korrupsionit, sipas ish-ambasadorit amerikan William Ryersoon.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në 30-vjetorin e hapjes së ambasadës amerikane në vendin tonë, Ryersoon foli për situatën aktuale dhe politikën e ditës në Shqipërisë. Ambasadori i parë i SHBA-së që e mbështeste fuqimisht Sali Berishën, atëherë kryetar i Partisë Demokratike, argumenton vendimin e DASH me faktin se situata ka ndryshuar dhe pas 25-30 vitesh ka persona që janë përfshirë në korrupsion.

Zëri i Amerikës: Ju keni vazhduar t’i ndiqni zhvillimet në Shqipëri, pasi ju kuptoni dhe flisni shqip. Kur ishit në Shqipëri, udhëheqësi i opozitës atëherë Sali Berisha, gëzonte mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara. Sot pas 30 vjetësh, qëndrimi ka ndryshuar 180 gradë. Sekretari i Shtetit e ka përcaktuar Sali Berishën për korrupsion madhor. Si shpjegohet? Cili është mendimi juaj për këtë ndryshim?

Ambasadori Ryerson: Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA