Transporti detar/ Ministrja Balluku: Puna me korridoret e gjelbërat nuk mjafton, duhet të ulim barrierat tregtare!

30/09/2021 10:58

Në Tiranë është mbajtur konferenca rajonale e transportit detar, organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Autoriteti Portual Durrës dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit.

Ministrja Belina Balluku në fjalën e saj tha se gjatë pandemisë dolën në pah shumë problematika në rajon sa i përket transportit detar, ndërsa shton se puna e shkëlqyer me korridoret e gjelbërat nuk mjafton.

Balluku tha se duhet punuar më shumë për të ulur barrierat tregtare, tarifore dhe jo tarifore dhe duhet të shkojmë përtej përmes projekteve që integrojnë hallkat tona logjistike.

Balluku: Gjatë pandemisë e pamë se sa vurnerabël ishte rajoni ndaj mungesës së lidhjes infrastrukturore apo pengesave burokratike që u hasën. Puna e shkëlqyer me korridoret e gjelbërat nuk mjafton, duhet të shkojmë më tej për të ulur barrierat tregtare, tarifore dhe jo tarifore dhe duhet të shkojmë përtej përmes projekteve që integrojnë hallkat tona logjistike.

Me punën tonë duhet të adresojmë këtë mangësi dhe të rikthejmë vëmendjen e BE, buxheteve tona dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare rreth atyre përparësive dhe projekteve që kanë vlerë të shtuar me qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik të rajonit. Në kushtet e post pandemisë mungesa e një logjistike të integruar rajonale mes porteve, rrugëve dhe hekuruardhave, na mban të ekspozuar ndaj zhvillimeve tregtare dhe gjeopolitike në anën tjetër të globit. Sot është e rëndësishme për Europën të prodhojë pranë vetes dhe të integrojë bazën e saj logjistike, Kjo është në interesin tonë dhe të vetë BE-së. Ka disa pse zhvillimi i infrastrukturës detare dhe portuale mund të konsiderohet strategjik për BE dhe për rajonin tonë.

E para portet janë integruese të bregdetit me hinterlandin, e dyta portet janë investime afatgjata që sigurojnë rikthim të këtij investimi, e treta portet janë  nyje sigurie ku veprojnë agjencitë tona ligjzbatuese. Portet dhe logjistika portuale janë gjenerues punësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA