Tornadoja e fuqishme në ujë hedh varkat në ajër, qyteti gjerman nuk gjen qetësi

30/09/2021 14:25

Një tornado e fuqishme goditi paprituri qytetin gjerman të Kiel-it, ku shkaktoi dëme të mëdha materiale e shtatë të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Vorbulla e frikshme e ajrit ka shkulur catitë e banesave, e ka nxjerrë varkat nga uji. Njësi të shumta policore e zjarrfikësish janë përpjekur të ndihmojnë qytetarët e gjendur në vështiresi.

Banorë të ndryshëm lokalë kanë publikuar pamje të tornados në profilet e tyre në rrjetet sociale. Këtë vit, ky rajon i Gjermanisë është përballur me disa fatkeqësi natyrore. Katër muaj pati rapote për më shumë se 50 shtëpi të dëmtuara, e nuk kaluan veçse disa ditë dhe ndodhën përmbytjet masive ne Rajn-Vestfali, nga të cilat humbën jetën gati 200 vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA