Sllovenia pezullon vaksinën Johnson pas protestave për vdekjen e 20-vjeçares (fotot)

30/09/2021 18:37

Zyrtarët thonë se vdekja e të resë është rasti i dytë i efekteve të rënda anësore, por gjithsesi avantazhet tejkalojnë risqet.

Sllovenia ka pezulluar vaksinimet me injeksionin amerikan Johnson & Johnson për koronavirusin për kohën e hetimit të vdekjes së një vajze 20-vjeçare, teksa mijëra njerëz po protestojnë kundër vaksinimeve në vendin e vogël të Bashkimit Evropian.

Pezullimi do të mbetet në fuqi deri sa të zbulohet nëse ka lidhje mes vaksinës dhe goditjes cerebrale fatale që vajza pësoi dy javë pas injeksionit, tha mnistri i shëndetësisë Janez Poklukar.

Kjo vaksinë një-dozëshe kishte nisur të preferohej kohët e fundit në Slloveni pasi autoritetet vendosën pasaportat e detyrueshme të COVID për administratën shtetërore. Qeveria kishte aprovuar blerjen e 100,000 dozave të tjera të vaksinës J&J nga Hungaria.

Vdekja e të resë kësaj jave është rasti i dytë fatal i vaksinës Johnson & Johnson me të cilën janë injektuar 120,000 njerëz në Sloveni, sipas agjencisë shtetërore STA.

Njoftimi pritet të nxisë edhe më tej protestat e planifikuara në kryeqytetin Ljubljana, kundër vaksinimeve dhe kufizimeve të koronavirusit.

Edhe në protesta të mëparshme mijëra demonstrues janë përleshur me forcat e policisë. Në protestën e djeshme autoritetet kishin ngritur gardhe metali dhe i bënin thirrje pjesëmarrësve të qëndronin të qetë.

Slovenia kishte rekomanduar Johnson & Johnson edhe për të rinjtë mbi 18 vjeç, ndryshe nga vendet e tjera që e kanë rekomanduar për më të vjetrit.

Njerëzit e kanë preferuar atë sepse kërkon vetëm një injeksion, por zhvillimet pritet të bëjnë të ndryshojnë shumë mendje.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA