Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 693 076, prej të cilëve 2 435 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 43,23 milionë, me 110 593 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,7 milionë raste të konfirmuara dhe 68 826 të vdekur.

Në SHBA, deri më tani, mbi 213,7 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 185,2 milionë dozën e dytë. Qendrat amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA