Në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ashtu si në të 39 Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, publike dhe private, ka nisur raundi i dytë i regjistrimeve që do të zhvillohet me 5 faza 48 orëshe.

Ai mbyllet më 9 tetor. Prej kohësh ekziston perceptimi se Fakulteti i Drejtësisë formon juristë më tepër se sa kërkon tregu, por ekspertë të punësimit pohojnë të kundërtën.

Ata thonë se së fundmi ka një kërkesë të shtuar të për profesionet tradicionale sicc janë juristët dhe ekonomistët.
Në raundin e parë u regjistruan rreth 15 mijë maturantë, ndërsa në të dytin pritet të regjistrohen gati 7 mijë, duke e çuar numrin total në 22 mijë të rinj, që do të nisin zyrtarisht vitin e ri akademik, në 11 tetor.

Sokol Mëngjesi, Dekan, Fakulteti i Drejtësisë: Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ka patur gjithsej 640 kuota, në këtë raund të dytë, kanë mbetur të lira për t’u plotësuar vetëm 53 kuota.

Risia për këtë viti të ri akademik, që e lançoj përmes Top Channel-it është se një cikël leksionësh për rreth 50 studentë, këtë viti akademik do të zhvillohet në gjuhën angleze. Që do të thotë, leksionet, seminaret dhe provimet. Një maturant që do të zgjedhë të studiojë në Fakultetin e Drejtësisë, nëse do ta ketë me pasion, e them me bindje, se nuk do të ketë zili asnjë moshatar të tij që studion jurisprudencë në çdo vend të Europës.

Në kushtet e reja të pandemisë, ne I bëmë thirrje të gjithë studentëve të vaksinohen. Rreth 90% e stafit akademik dhe administrative të Fakultetit të Drejtësisë është vaksinuar. E vetmja mënyrë për t’u kthyer në auditore është t’I besosh shkencës dhe të vaksinohemi.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA