29/12 02:13
Në kryeqytetin e Sllovenisë janë përmbytur rrugë dhe ndërtesa të shumta pas stuhisë së një nate më parë.
Sipas mediave lokale, më shumë se 500 ndërtesa u përmbytën në Lubjanë, duke theksuar se ra 88 litra shi për një metër katror në një kohë të shkurtër, gjë që ndodh një herë në 250 vjet.
Makina të shumta u shkatërruan gjithashtu, ndërsa shumë persona u bllokuan për shkak të ujërave në rrugë.
Shërbimet kujdestare morën më shumë se 2.700 thirrje nga qytetarët në periudhën nga ora 20:00 deri në mesnatë.
Sipas institucionevesllovene, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Top Channel