Liderja e opozitës bjelloruse ka një kërkesë të madhe për Shqipërinë/ Zbulon detaje rreth takimit me Ramën, Metën dhe Spiropalin

30/09/2021 19:31

Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, ishte e ftuar sot në emisionin “Zona Zero” në Top News për një intervistë ekskluzive me moderatorin Thimi Samarxhiu.

Ajo foli për një sërë çështjesh që nga regjimi i Lukashenkos, ndikimin rus në Bjellorusi e Ballkan e deri te marrëdhëniet me Shqipërisë.

Madje ajo tha se ka një kërkesë për shqiptarët: “Unë kam për të thënë se çdo shqiptar mund të tregojë solidaritet me Bjellorusinë sidomos ato pas hekurave. Ndaj unë kërkoj që pasi të shohin këtë program të gjejnë adresat e burgjeve , ku janë njerëzit tanë dhe tu shkruajnë letra atyre , ata do të jenë shumë të lumtur. Vetëm shpenzoni 10 minuta dhe do ta bëni jetën e atyre pas hekurave më të lumtur.”

Ajo tregoi detaje dhe nga takimi me Ramën dhe Metën, ndërsa listoi disa arsye pse Shqipëria është e rëndësishme.

“Shqipëria është e rëndësishme për Bjellorusinë se pse ka kaluar një diktaturë dhe ato janë kujtime të freskta për shqiptarët.

Ka një pozicion shumë parimor për situatën ën Bjellurusinë, e kam takuar Ramnë shumë shkurt dhe më ftoi të vija këtu, kam takuar dhe presidentin. Shqipëria është e rëndësishme sepse është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare , ndërsa ishte presidente dhe e OSBE tani do të jetë në këshillin e sigurisë së OKB-së”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA