Krizë në zinxhirët globalë të furnizimit, nga vjen vërtet problemi!

30/09/2021 13:05

Zinxhirët globale të furnizimit janë në krizë dhe kjo i detyrohet në masë të madhe pandemisë së koronavirusit, thonë mediat në Angli.

Punonjësit kryesorë të këtij zinxhiri thonë se arritën pikën e dorëzimit pasi duruan për muaj të tërë karantinat, kufizimet e udhëtimit dhe programin e vaksinimit anti-Covid-19. Përvojat e tyre në mbarë botën, thotë shtypi anglez, tregojnë se raftet e boshatisura dhe kaosi në pikat e karburantit në Britani ​​nuk janë thjesht për shkak të Brexit.

Madje sipas Dhomes Ndërkombëtare të Transportit dhe grupeve të tjera të industrisë, ekziston rreziku i një ‘kolapsi të sistemit global të transportit’ nëse qeveritë nuk rivendosin lirinë e lëvizjes. Në një letër të hapur drejtuar krerëve të shteteve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, grupet bënë thirrje që punonjësve të transportit t’u jepet përparësi për të marrë vaksina të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Aty theksohet se ky transport ka mungesë punonjësish dhe të tjerë pritet të largohen për shkak të trajtimit jot ë mirë gjatë pandemisë. Gjatë Krishtlindjeve të kaluara me mijëra kamionistë nga vende që përfshinin Hungarinë, Slloveninë e Rumaninë i kaluan festat të bllokuar në Angli pasi Franca mbylli kufirin e saj kur në Mbretërinë e Bashkuar pati një rritje të madhe të rasteve me shtamin e ri dhe më infektues të koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA