Hapen dyert e mortit për Aldi Ramën, makina e policisë patrullon zonën

30/09/2021 12:33

Mamaja e Aldi Ramës, 21-vjeçarit ka hapur dyert e mortit për të birin, i cili u vetëvra pasi vrau me armë zjarri nënkomisarin e Lezhës, Saimir Hoxha.

Top Channel ka siguruar pamje të pallatit ku jeton gruaja.

Një makinë policie patrullon përreth për të shmangur trazirat që mund të ndodhin.

Viktima Aldi Rama do të varroset në varrezat e vjetra të Xhafzotaj në Durrës.

Kujtojmë se Aldi Rama vrau me armë zjarri nënkomsarin e Lezhës, Saimir Hoxha dhe më pas veten me të njëjtën armë zjarri . Ai ishte rritur nga gjyshërit në Lezhë, pasi prindërit ishin divorcuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA