Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar menjëherë nga Nishi për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Bruksel.

Vuçiç thotë se u tregua qartë që në të ardhmen shqiptarët nëse veprojnë njësoj do të hasin në rezistencën e serbëve të Kosovës.

“Tërheqja e ROSU është parashikuar dhe ky është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin rezistencën e popullatës serbe. Kthimi i KFOR -it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohet siguri garanci për serbët”,  tha  Vuçiç, sipas B92.

Madje Vuçiç thekson se pikën për etiketat ngjitëse e ka prezantuar pala serbe si një zgjidhje të përkohshme.

“Ne jemi ata që prezantuam regjimin e afisheve për ta, ata nuk mund të prezantojnë pllaka prove, por ata do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe nuk ka kosto të përfshira”,  shpjegoi presidenti serb.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA