Sot në Open po diskutohet e ardhmja e PD pasi, kreu i saj Lulzim Basha përjashtoi liderin historik Sali Berishën, pasi ky i fundit u shpall non grata nga SHBA.

Analistët në studio thanë se Basha mund të zgjidhte rrugë tjetër pasi vendimi i tij përçau PD.

Enton Abilekaj: Basha krijoi një çarje të madhe në PD nën presionin amerikan duke përjashtuar liderin historik.

Ai është një njeri i treguar me gisht tani në PD dhe kjo nuk duhet të ndodhte. Tani Amerika nuk e sjell PD në pushtet, të sjellin votat, që tashmë janë të ndara se janë ndarë , nuk shkojnë as për Bashën, dhe as Berishën, u nda opozita, u ça PD, o do jetë parti e Bashës ose e Berishës.

Ne tani kemi në bazë një parti të Berishës. Njerëzit shohin të Berishën të shkuarën që është me mirë se e tashmja.

Gjekamarkaj: E dëgjoj këtë që votat s’ti bën Amerika, tani mbështetja është e rëndësishme, por nëse ndërkombëtarët që thuhet se janë arbitri, do i mbanin dorën regjimit, ne sot do ishim mazhorancë jo opozitë dhe ata e bën me dashje e lanë Ramën ta bënin këtë, ne votat i kemi , i marrim vetë, duam zgjidhje të lira dhe të ndershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA