Një ngjarje e rëndë tronditi sot Maqedoninë e Veriut. Një polic rreth 40 vjeç është gjetur i pajete në tokë, i qëlluar për vdekje me thikë në gjoks.

Strukturat e policisë në vendin fqinj janë vënë menjëherë në lëvizje për zbardhjen e episodit tronditës. Sektori i Punëve të Brendshmë ne Velses konfirmoi vetëm se ka nisur menjëherë një hetim, pa dhënë megjithatë informacione të mëtejshme.

Por mediet maqedonase, bazuar në të dhëna jozyrtare, shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një akt xhelozie. Ato thonë se një grua është prangosur si e dyshuar për kryerjen e vrasjes, por situata nuk është zbardhur ende plotësisht dhe pritet varianti zyrtar i policisë për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA