Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe një shtetas për zjarrvënie në fshatin Karahaxh, Sarandë.
Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin L. J., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.
Po ashtu u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim O. H., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.06.2021, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit K. P, 67 vjeç, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra, në pronësi të tij, në fshatin Karahaxh, Sarandë.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel