Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një deklarate për media ka bërë të ditur vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave, sa i përket vaksinimit.
Ministrja Manastirliu tha se është bërë pagesa prej 6 milionë dollarë për 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Manastirliu: Do të bëhet kryerja e menjëhershme e pagesës për mbi 500 mijë doza të Pfizer që do vijnë brenda këtij viti që janë në funksion të përmbushjes së programit kombëtar të vaksinimit anti-covid dhe pagesa do të kushtojë 6 milionë dollarë.
Qeveria nuk po ndal përpjekjet për të siguruar edhe doza të tjera të vaksinave. Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me drejtorin e përgjithshëm të Pfizer, gjatë vizitës në New York është garantuar edhe sasia e vaksinave edhe për vitin e ardhshëm. Ne po vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksinale.
Top Channel