Takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe delegacionit të OSBE-ODIHR ka përfunduar.
Basha ka thënë për mediat se ky raporton fakton masakrën zgjedhore dhe vrasjen e demokracisë më 25 prill.
Ai e quajtur kryeministrin Edi Rama “Lukashenkon” e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë nuk mund të kthehet si Bjellorusia.
Sipas kreut të PD-së, opozita do t’i çojë kuvendit kërkesën për ngritjen e punës për reformën zgjedhore.
“Ky raporton fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë më 25 prill. Ironi e madhe, ose edhe mund ta ndihmojë se si vepron Lukashenko i Shqipërisë. Sistemi i patronazhistëve është vjedhje e të dhënave të shqiptarëve. Përdorimi i të dhënave, një sistem kriminal të cilëve duhet t’u vijë turp nga vetja, për shantazhe, për ngritjen defakto të një sistemi. Do t’i çojmë kuvendit kërkesën për ngritjen e punës për reformën zgjedhore. Gjithë muajt para dhe pas 25 prillit shkeli edhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë pa opozitën, pa aleatët tanë. Duhet një shkundje e thellë që vendi të kthehet në demokraci. T’u japim shqiptarëve jo vetëm legjislacionin, por edhe instrumentet që garantojnë se ky legjislacion nuk do të mbetet vetëm. Shqipëria nuk mund të bëhet Bjellorusi. Po t’i heqësh fjalën Shqipëri raportit i bie të jetë Bjellorusia”, tha Basha.
Top Channel