SPAK mësyn në zyrën Arsimore të Dibrës/ Arrestohet punonjësi i Këshillit të Qarkut, mori 1 mln lekë për…

29/09/2021 09:57
Foto ilustruese

Një rast korrupsioni i evidentuar në Dibër ka çuar në pranga një zyrtar dhe një qyetar. SPAK bën të ditur se Halit Shehu, ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore në Dibër.

Për të fituar vendin e punës, Shehu ka kontaktuar më pas me Fitim Farrukun, i cili është punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Farruku i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore, në mënyrë që Halit Shehu të punësohet si mësues pranë kësaj zyre.

Gjatë operacionit, menjëherë pasi Halit Shehu i ka dorëzuar shumën prej 100.000 lekësh shtetasit Fitim Farruku kanë ndërhyrë. Sakaq policia pasi bëri të mundur arrestimin e tyre bllokoi edhe provat materiale.

Halit Shehu dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Fitim Farruku dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA