Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u kursye të fliste hapur në konferencën për shtyp me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen kur erdhi fjala për situatën në veri të Kosovës.

Pozicioni i Serbisë që kërkon afrimin me BE-në, pa lëshuar sakaq aleancat me Rusinë e Kinën, të cilat përkundrazi po i forcon, u theksua hapur nga shefi i ekzekutivit kosovar.

Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një marrëveshje të vjetër. Fatkeqësisht, Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca dhe mjete luftarake siç janë tanket dhe avionët ushtarakë të Rusisë”, tha Kurti.

Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, madje edhe pa zbatuar vlera që do ta nxisnin të demokratizohej e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, shtoi ai. Kryeministri kosovar deklaroi po ashtu se në Zubin Potok janë pasojë e deklarata luftënxitëse të Vuçiç dhe se erdhën pikërisht pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën.

Top Channel