“Kukullat e Ramës nuk duan ballafaqim me opozitën”, thirrja e deputetit Gjekmarkaj për Nikollën: Mos u bëj certifikuese e dëshirave…

29/09/2021 10:28

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka folur për mediat pasi doli nga Komisioni i Medias, ku pati sërish përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për zhvillimin e mbledhjes online apo fizikisht.

Opozita kërkon të jetë e pranishme fizikisht, ndërsa mazhoranca kërkon që komisionet të zhvillohen online. Në daljen për mediat, Gjermarkaj tha se mazhoranca kërkon që të shmangë ballafaqimin me opozitën dhe siguroi se do të jenë aty çdo ditë për betejë me qeverinë.

Ndër të tjera i bëri thirrje Lindita Nikollës por të ndjekë shembujt e Pjetër Arbnorit dhe Servet Pëllumbit për drejtimin e Kuvendit.

Agron Gjekmarkaj: Nuk do ballafaqimin e opozitës. Kukullat e Edi Ramës nuk duan të diskutojnë për arsimin, nuk duan të flasin për shkollat që mbyllen, për 2 orë mësim në ditë në shkollat shqiptare. Duan shumë gjëra që të mos i diskutojnë. I konvenon që të shmangë çdo debat, opozita është për të mbrojtur ligjet, nuk lutet, opozita nuk është e vogël. Do të jemi këtu në betejë të përditshme, betejë me qeverinë. Komisioni nuk u konstituua sepse opozita u paraqit normalisht, ata të mazhorancës kanë urdhër të mos vijnë.

I bëj thirrje kryetares së parlamentit të mos bëhet thjesht certifikuese e dëshirave të Edi Ramës por të ndjekë shembujt e Pjetër Arbnroit, Servet Pëllumbit. Opozita i ka të gjithë instrumentet që të vetëmbrohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA