“Kërkoj ndjesë miqtë e mi”/ Berisha nga Foltorja e Durrësit: U tregova i heshtur në çështjet e partisë

29/09/2021 18:46

Ish-kryeministri Sali Berisha bën veten përgjegjës për situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Nga Foltorja e radhës, në qytetin e Durrësit, Berisha u shpreh se gjithnjë ka qenë i vëmendshëm ndaj çështjeve që prekin interesin publik, por ka heshtur në çështjet brenda partisë.

Kërkoj ndjesë miqtë e mi. Jam përpjekur me të gjithë forcën time të kontribuoj me këshilla kur më janë kërkuar, sikurse jeni dëshmitar që kam qëndruar nga mëngjesi në darkë çdo ditë, kam mbrojtur interesat tuaja, të demokratëve, interesat publike të Shqipërisë.

Por, ku qëndron gabimi im? Në rast se u tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm që çështjet që rendita, u tregova i heshtur në çështjet brenda partisë, në shkeljen e parimeve dhe normave të kësaj partie.
Ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate, u ekzekutuan njerëz që kishin kontribute në PD. Por unë ngrita zërin dhe do të vazhdoj ta bëj”.

Berisha thotë se “dikush duhet të merrte përgjegjësi, që në vitin 2017, kur e djathta humbi thellë përballë Partisë Socialiste”. Sipas tij, dorëheqja nga drejtimi i PD-së në vitin 2013 ishte vendim pa kthim, por tashmë ka ndryshuar.

Dikush duhet të merrte përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme që pësuam në vitin 2017. Unë çdo gjë i thosha në zyrën time (Lulzim Bashës). Isha i vendosur. Dorëheqjen time e kisha konceptuar si pa kthim. Por vjen një moment kur gabimet, mangësitë, nuk mund të të pengojnë më që të ngrihesh në lartësinë e kërkesave pritshmërive, që të luftoj për një PD më të fortë, më të hapur, që ecën e sigurt drejt fitores. Ndaj nisa këtë foltore dhe jua them me kënaqësinë më të madhe se gjej sot në mënyrë të habitshme të njëjtin entuziazëm që këto foltore kanë pasur në vitin 1991”.

Pjesë e Foltores së Berishës janë dhe shumë emra të njohur të PD-së, si  Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe Edi Paloka.

Pasi kryetari i Partisë Demokratë e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i së djathtës “për sa kohë është nën hetim nga Departamenti Amerikani i Shtetit”, siç ai u shpreh, ish-kryeministri i shpalli “luftë të hapur”. Berisha kërkon largimin e Bashën nga posti i kryetarit të partisë dhe reformim. Kështu, ka nisur takimet me mbështetësit në qytetet e vendit. Pas Fierit, “foltorja” e radhës është Durrësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA