Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.
“Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, në DVP Dibër, u arrestuan në flagrancë shtetasit :
A.D., 20 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase të mitur, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
K.SH., 18 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar nga shëbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi”, njofton policia.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel