5 muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit ambasadorja Ursula Gacek, e cila udhëhoqi grupin e vezhguesve të ODIHR u rikthye ne Tiranë dhe gjeti nje realitet tjeter. Demokratët janë gati të ulen në tryezë me mazhorancën, por me kushte te reja.
LULZIM BASHA: E informova gjithashtu që ne kemi një dhe vetëm një arsye që jemi në atë Parlament.
Ne jemi aty në funksion të kthimit të demokracisë së kthimit të legjitimitetit. Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton thjesht dhe vetëm një reformë zgjedhore, për të cilën pa diskutim Partia Demokratike është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga nënkryetari i partisë z. Enkelejd Alibeaj dhe që do ti çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen apo për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore, po kjo nuk mjafton sepse regjimi shkeli dhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë, pa Partinë Demokratike, pa aleatët tanë.
Lulzim Basha bëri të qartë rrugën ku duhet te ece puna për ligjin e ri zgjedhor.
LULZIM BASHA: Nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, por duhet një shkundje e thellë në mënyrë që instrumentat e regjimit të mos funksionojnë më dhe vendi të kthehet në demokraci.
Dy mekanizmat kryesorë për të ecur drejt kësaj janë padiskutim, t’iu japim shqiptarëve jo thjesht legjislacionin, pra kodin zgjedhor, kodin penal, ndryshime të tjera, ndryshime për të garantuar lirinë e medias, por edhe instrumentet që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet nuk do të mbetet në letër, se jam i bindur që ligje të mira ka edhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet Bjellorusi. Me këtë raport, Shqipëria sot nuk ka asnjë ndryshim nga Bjellorusia
Delegacioni i drejtuar nga zonja Gacek pritet te takohet me te gjithë drejtuesit e partive parlametnare për të mbledhur sugjerimet e palëve sa i takon adresimit te rekomandimeve që ODIHR ka bere per permiresimin e Kodit Zgjedhor.
Top Channel