Deputetët e PD nuk binden/ Pas debatit të djeshëm, insistojnë sërish të jenë të pranishëm fizikisht në Komisione

29/09/2021 09:58

Ditën e sotme do të mblidhen sërish disa komisione parlamentare. Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në disa komisione duke thënë se do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat në kryesinë e Kuvendit.

Sot do të mbahet Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në orën 10:00, Komisioni i Ekonomisë në orën 11:30 ndërsa nuk është caktuar ende orari për Komisionin e Shëndetësisë.

Ditën e djeshme, Komisionet parlamentare e nisën punën më sherr. Demokratët ashtu siç kishin paralajmëruar  u paraqitën fizikisht  në  Kryesinë e Kuvendit ndryshe nga kolegët e tyre të mazhorancës të cilët u shfaqën përmes platormave online.

Përplasja e parë  mes palëve ndodhi në Komisionin e Ligjeve ku në pamjet e servirura  nga Kuvendi u shfaq me zë dhe video vetëm kryetarja Klotilda Ferhati Bushka. Demokratët kishin marrë masa për të  përcjellë në kohë reale përmes aparatëve të tyre celulare.

Socialistët përdoren si argument vendimin e konferencës së kryetarëve që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht. Demokratët e cilësuan vendimin si përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA