Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka sqaruar se për sa kohë deputetët që marrin pjesë në Komisione nuk janë vaksinuar plotësisht, mbledhjet do vijojnë të zhvillohen online.

Balla tha se hallet që PD ka brenda po i bën deputetët që të krijojnë problematika të panevojshme, ndërsa përsëriti thirrjen për vaksinimim, në mënyrë që mbledhjet t’i kthehen normalitetit.

Balla: Hallet brenda në shpi i shtyjnë të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e zhvillimit të mbledhjeve të Komisioneve online mendoj se do vijojë, por për raste të caktuara dhe seanca ku çështjet kërkojnë debat do të bëhet me prezencë fizike. I bëj thirrje shpirtrave të trazuar në PD që kjo çështje është e qartë. I bëj thirrje deputetëve atyre që ende nuk kanë ushtruar këtë detyrim, si çdo qytetar, për të kryer vaksinimin me dy doza, ta kryejnë dhe që prej javës tjetër konferenca e kryetarëve do t’i japi dritën jeshile zhvillimit të Komisioneve me prezencë fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA