Frika e një përplasjeje politike mes anëtarëve ka bërë që Bashkimi Europian të mos e garantojë më të ardhmen e anëtarësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilave i është premtuar një vend në klub.
Reuters citon 4 diplomatë dhe një qarkore të brendshme për këtë pohim të tij që koincidon me ndezjen e re të tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi. Hendeku për një deklaratë në samitin e BE-së dhe liderëve ballkanikë në 6 tetor përbën një pikë të ulët në strategjinë e bllokut për të afruar në radhët e tij Serbinë, Kosovën, Bosnje Hercegovinen, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë, thote agjensia prestigjoze e lajmeve.
Në samit, Brukseli planifikon të ripërtërijë premtimin e bërë 18 vjet më parë për t`i dhënë “mbështetje të qartë premtimit të bërë 18 vjet më parë për një perspektivë europiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas draftit të datës 11 shtator që ka parë Reuters. Kjo, thanë dipomatët, ka kaluar nëpër të paktën dy raunde bisedimesh pa asnjë marrëveshje.
Vendet e BE-së nuk e tregojnë pozicionin e tyre, por shtetet e pasur si Danimarka, Franca e Holanda i druhen shumë një përsëritjeje të anëtarësimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007-tën, si dhe menaxhimit të dobët që iu bë emigrimit të punëtorëve europiano-lindore drejt Britanisë, cka bëri që shumë britanikë t`i ktheheshin kundër BE-së. Bullgaria sakaq është kundër anëtarësimit të Maqedonisë Veriore për shkak të mosmarrëveshjeve të gjuhës, por edhe nëse kjo kapërcehet, vazhdon artikulli, ngërci reflekton paralizën në planin e BE -së për të ndërtuar një “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, tregti dhe ndihmë.
Për më tepër BE-ja, vazhdojnë diplomatët, në mënyrë indirekte është duke i përkeqësuar tensionet në një rajon qytetarët e të cilit e kanë ëndërruar anëtarësimin që prej fundit të luftrave etnike të 1990-tës dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë. “Ata duhet të sillen keq tani që të bien në sy”, thonë diplomatët duke iu referuar gjendjes në veriun e Kosovës, dhe shtojnë se përkeqesimi i situatës në Ballkan buron nga humbja e interest për kanceleritë europiane.
Top Channel