Balla: Deputetët të vaksinohen/ Për një javë do jenë vaksinuar të gjithë deputetët socialistë?

29/09/2021 15:19

Për të vijuar punën normalisht të komisioneve parlamentare shumica socialiste përmes kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, dha këtë zgjidhje e cila do të diskutohet në konferencën e kryetarëve.

Vaksinim te gjithë deputeteve e javën qe vjen zhvillojmë në mënyre tradicionale komisionet”, tha Balla.

Për ngulmimin e opozitës në zhvillimin e komisioneve parlamentare jo ‘online’ por me prezencë në komisione Taulant Balla bëri këtë koment.

Hallet brenda në shtëpinë e tyre mos të bëjnë, ti lënë pas historitë se ne dhe Edi Rama kemi frikë të përballemi në parlament me opozitën”, u shpreh Balla.

Top Channel