Vështirësitë e mësimit me turne/ Fëmijët presin në oborrin e shkollës deri sa të vijnë prindërit

28/09/2021 15:27

Me nisjen e vitit të ri shkollor dhe mësimit me turne, Ina me Amantin zgjohen herët për të mbërritur në kohë në mësim. 

“Më solli mami herët se duhet të shkojë në punë”.

Ina përveçse prind i vetëm është edhe mësuese në gjimnazin Çajupi.  Teksa Ina largohet me nxitim drejt shkollës ku punon, gjatë gjithë ditës është me merakun për të birin që qëndron në oborr deri në nisje të mësimit dhe po aty  pasi e mbaron në pritje të saj për ta çuar në shtëpi.

Për mësuese Inën është paradoksale që përsëritja u zhvillua pa ndarjen e klasës në grupe, ndërkohë që masat anti-covid u forcuan në nisje të vitit të ri shkollor. Ndërkohë që prindërit rrezikojnë që me kujdesin për fëmijët të humbasin vendin e punës.

Kjo nuk është çështje vetëm e imja por shumë prindër si unë janë në vrap që të shkojnë të çojnë fëmijët në shkollë, të shkojnë në punë edhe ti marrin fëmijët brenda një kohe të shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA