“U favorizuan kompanitë e ndërtimit”/ Kërkohet shfuqizimi i një pjese të aktit normativ për tërmetin

28/09/2021 15:15

Organizata AIS e njohur si Open Data Albania ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë padi për shfuqizim të pjesshëm të aktit normativ me fuqinë e ligjit për ‘Përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.”

Bëhet fjalë për shfuqizimin e disa neneve të kreut 4 të këtij akti normativ për pjesën e prokurime publike për procesin e rindërtimit të miratuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku përcaktohet lloji i procedurës, afatet e pjesëmarrjes, ankimimit e vlerësimit të ofertave që sipas organizatës janë të pamjaftueshme.

Këto nene thuhet në padinë ku janë pale të interesuara Kuvendi e Këshilli I Ministrave janë korruptive, nuk garantojnë garë të hapur dhe favorizojnë një pjesë të kompanive të ndërtimit në këtë proces.

Drejtuesja e organizatës Aranita Brahaj thotë se Kreu 4 është i panevojshëm pasi Fondi i Rindërtimit mund të tenderohet përmes ligjit “Për Prokurimin Publik” që i jep zgjidhje edhe situatave emergjente.

Akti normativ i miratuar nga Kuvendi në dhjetor të 2019-ës përcakton rregulla të posaçme për tenderat që zhvillohen për projektet e rindërtimit, me procedura të përshpejtuara dhe me negocim pa shpallje çka sipas AIS sjell dëme të mëdha për buxhetin dhe taksapaguesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA