Ti Raporton/ Rruga e pashtruar në fshatin Nikç, banorët hasin vështirësi çdo ditë në qarkullim (Pamjet)
28/09/2021 16:52
Një banor i fshatit Nikç në Kelmend të Malësisë së Madhe i është drejtuar redaksisë së Top Channel për rrugën e fshatit e cila është e pakalueshme.
Sipas tij, janë 55 milionë lekë fonde për këtë rrugë dhe nuk është investuar aspak.
Ai gjithashtu ka dërguar në numrin “Ti Raporton” pamje të rrugës, e cila është e pashtruar dhe kalimtarët hasin vështirësi të mëdha.
Top Channel