Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Drogës në vendin tonë, në emisionin Open në Top Channel.

Sipas tij, byroja do të jetë e pavarur nga policia dhe do të drejtohet direkt nga prokurori.

“Byroja Kombëtare e Drogës do jetë një byro e pavarur  nga policia shtetit që drejtohet nga prokurorë dhe jo nga policët. pas vrasjes së Hoxhës, ajo që do të ndodhë janë dy postblloqe, do të na mbajnë për disa javë. Por jo! Sepse do të kemi dëshmorin e radhës. Do ta shikojmë këtë punë që po na kthehet në një plagë të madhe shoqërore. Do të ketë edhe të tjerë. Kjo grupmoshë kërkon modelet e vrasësve me pagesë. Jemi varfëruar për të prodhuara një model të ndershëm. Gjatë muajit gusht kur gjyqtarët tani ishin me pushime, prokurori i Kalabrisë mbajti një sërë leksionesh për studentët dhe u foli për Ndraghetën. Ne kemi familjarë të lidhur me mafian. Këto nuk kanë frikë nga asgjë. Personi ka qenë edhe nën efektin e narkotikëve në mënyrën se si ka vrarë. Cilës polici do t’i besojmë atij që hamë dreka e darka apo ata që na ndëshkojnë?! Një turp i madh që nuk ka  një deklaratë zyrtare, një problem i madh për policinë e shtetit”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA