Presidentja e KE mbërrin në Presidencë, respekton masat anti Covid dhe përshëndet Metën me dorë në zemër
28/09/2021 10:33
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin zyrtar, që e shoqëron.
Në fotografi duket se Ilir Meta dhe Von der Leyen ruajnë distancën, mbajnë maska dhe përshëndeten me dorë në zemër.
Ursula Von er Leyen ka zgjedhur veshje kuq e zi për vizitën në Tiranë, ndërsa gjatë ceremonisë së pritjes ishte e buzëqeshur. Pas ceremonisë, u fut në ambientet e Pallatit të Brigadave ku do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Më vonë pritet të marrë pjesë në inagurimin e një shkolle dhe kopshti dhe më pas të dalë në konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.
Top Channel