Pas ndarjes nga miliarderi Elon Musk, këngëtarja Gimes thotë se “do të hapë komunitet lesbik në hapësirë” (fotot)

28/09/2021 16:49

Teksa ka nisur procesin e ndarjes nga miliarderi i teknologjisë dhe hapësirës Elon Musk, këngëarja kanadeze Grimes ka thënë dje me ironi se ashtu si ai, edhe ajo ka planet e saj “jashtë planetit”.

33-vjeçarja (emri i vërtetë Claire Elise Boucher) ka deklaruar në fundjavë ndarjen nga pronari i grupeve SpaceX e Tesla, ndërsa kur u pyet për komente nga rrjeti Page Six, tha se ka në plan të nisë një “komunitet hapësinor lesbikesh”, duke iu referuar sipërmarrjeve hapësinore të Musk me kompaninë SpaceX.

“Ndoshta do të nis të kolonizoj Europa [një nga hënat e planetit Jupiter] veçmas nga kolonitë e Elon, do të hap aty një komunitet hapësinor lesbikesh”, tha Grimes.

Komentet e saj ironike i referohen kontratës së ish-të dashurit 50-vjeçar prej $178 milionë me agjencinë shtetërore të SHBA, NASA për të vizituar hënën Europa për të parë nëse ajo mund të përballojë jetën njerëzore.

Ndërsa vetë Musk ka thënë në lidhje me ndarjen: “Puna ime me SpaceX e Tesla kërkon që të jem kryesisht në Texas ose në udhëtim jashtë vendit, kurse ajo punon kryesisht në Los Angeles. Grimes është me mua tani, po qëndron në dhomën tjetër me Baby X”.

Grimes e Musk nisën të shoqëroheshin në 2018, kur zbuluan se kishin bërë të njëjtën shaka për stilin “rokoko” të arkitekturës.

Herën e fundit ata u panë bashkë në mbrëmjen e Met Gala, ku 33 vjeçarja Grimes, hyri vetëm në tapetin e kuq, ndërsa 50 vjeçari Musk u bashkua me të pas hyrjes.

Pas ceremonisë së Met Gala, Musk organizoi një festë private në barin Zero Bond, ku qëndroi bashkë me Grimes, dhe dyshja u larguan bashkë nga New York të nesërmen.

Artistja Grimes është duke regjistruar një program në rrjetin Fox “Alter Ego,” ku është në rolin e gjykatëses.

Musk ka qenë më parë i martuar me autoren Justine Wilson, me të cilën ka pesë djem: binjakët Griffin e Xavier, 17 vjeç, dhe trinjakët Damian, Saxon e Kai, 15 vjeç.

Ai ka qenë gjithashtu i martuar dy herë me aktoren e serialit “Westworld” Talulah Riley, në fillim në 2010 dhe u divorcuan në 2012. Ata u martuan përsëri në 2013 dhe divorcuan përsëri në 2016.

Milioneri është shoqëruar gjithashtu me aktoren Amber Heard pas dhe gjatë marteses së saj me aktorin Johnny Depp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA