Nga integrimi në BE, samiti i Ballkanit Perëndimor dhe njohja e Kosovës/ Rama zbulon detaje nga takimi me presidenten e KE

28/09/2021 12:18

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për çfarë diskutoi me Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen në takimin që patën në Pallatin e Brigadave.

Rama shprehu falenderime për Von der Leyen për ndihmën që dha për procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 dhe për përpjekjet që po bën për të bërë të mundur konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë.

Kryeministri nuk ka lënë jashtë bisedës njohjen e pavarësisë së Kosovës duke thënë se Presidentja bëri të qartë se arrihet vetëm me anë të krijimit të besimit reciprok mes palëve.

Edi Rama: Edhe për sfidat e përbashkëta të njerëzimit dhe të vetë bashkësive brenda Europës sic është lufta me pandeminë, beteja me ndryshimet klimaterike që kanë sjellë të reja të padëshiruara për ne në mjedisin ku jetojmë, çka e keni parë me zjarret kërcënuese që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme në të gjithë botën por edhe në këtë pjesë të Europës dhe për faktin e lajmit të mirë brenda kësaj periudhe vështirësish të posaçme që është lajmi i rindërtimit, i transformimit rrënjësor të kushteve për të mësuar dhe jetuar dhe i gjithë atyre familjeve që u goditën nga tërmeti dhe besoj që sot e shohim me sytë e tyre se rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre në një process që vazhdon dhe hap pas hapi po mbyllen të gjitha plagët e asaj tragjedie të paharrueshme.

Në këtë pikë dua të nënvizoj faktin që nuk është vizita protokollare e një prej autoriteteve më të larta të Europes dhe njëkohësisht presidentja e institucionit më të rëndësishëm europian por dhe vizita e një gruaje që është angazhuar me gjithë zemër dhe energjitë e saj për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon opor edhe KE në mbështetje të atyre familjeve, fëmijëve, të atyre që dolën shumë të goditur nga tërmeti dhe në mbështetje të vetë Shqipërisë e shqiptarët. Presidentes i takon një falenderim i posaçëm jo thjesht protokollar e formal, por falenderim vëllazëror e thellësisht i sinqertë për gjithçka ka bërë pas rënies së tërmetit. Është vënë në lëvizje dhe nuk ka reshtur derisa është kurorëzuar përpjekja e saj personale së bashku me të tjerë udhëheqës në Europë për t’ia dalë me sukses një conference donator që mbetet sukses për nga shpejtësia dhe volume i angazhimeve të mbledhura aty.

Kjo nuk ka ndalur aty por ka vijuar me angazhimin e presidentes për ta parë të disbursuar me shpejtësi që ka një ritëm të tij që nuk dallohet për shpejtësi të vecantë në mënyrë që fondet të vinin sa më parë në dispozicion të skuadrave që u angazhuan nga KE, nga ambasadori Luigi Soreca për të bërë projektet, dëgjesat publike, për të angazhuar dhe institucione të tjera. Ja ku jemi sot këtu.

Kjo është një prej 16 shkollave të ndërtuara me fondet e Konferencës dhe posaçërisht ga fond ii dhurimit të KE. Kjo është vetëm ¼ e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në process ndërtimi me këtë program. Këtu jemi në një vend që është dëshmi e gjallë e solidaritetit, e frymës së bashkëpunimit, miqësisë dhe vërtetësisë së kësaj marrëdhënie me BE. Kjo është një arsye e dukshme, e prekshme, konkrete për të mos e humbur durimin me BE që është vërtet i lodhshëm në një aspect që e dimë shumë mirë por është njëkohësisht një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve, të shoqërive që bëjnë pjesë në këtë continent të bekuar. Kemi folur me presidenten dhe për procesin, për situatën absurd në të cilën ndodhet Shqipëria në këtë moment si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut dhe një pengmarrje ndërkohë që i kemi bërë të gjitha detyrat dhe presim të ulemi në tryezë me BE për konferencën e parë ndërqeveritare.

Faleminderit Von der Leyen që është avokate e palëkundur dhe pa kushte e procesit, edhe para se të ishte në këtë pozicion ishte ndër ata që ishin të bindur për natyrën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe është pa pushim në përpjekje. KE ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave deri kur u arrit vendimi përfundimtar nga Këshilli, por komisioni është i rreptë dhe i parashikueshëm sepse bazohet në fakte, në prova, në raportime që lidhen me përmbushjen objective të detyrave. Kur gjërat shkojnë në Këshillin Europian, fillon politika e dinamika dhe duhet rënë dakord nga të gjitha. Bullgaria për arsyet e veta ka marrë peng procesin dhe nuk kam asgjë tjetër veçse të falenderoj presidenten për përpjekjen që po bën për të zhbllokuar këtë situatë. Po ju them që realisht për një person si von der Leyen për sa më takon si kryeministër i Shqipërisë, falenderimet nuk janë të mjaftueshme.

E fundit, kemi folur për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal. Dihet që Von der Leyen është një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Merkel dhe është njeriu që nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye, presidentja e njeh mirë procesin, e mbështet plotësisht dhe e sheh ashtu sic është në shërbim të përafrimit të Ballkanit Perëndimor në BE por edhe rritjes së kapaciteteve të Ballanit Perëndimor.

Në vigjilje të samitit të Ballkanit Perëndimor në BE pas pak ditësh në Slloveni kemi diskutuar për të gjitha problematikat e këtij procesi dhe jemi në të njëjtën linjë për domosdoshmëri për shtyrjen e procesit përpara, për njohjen e Kosovës që kërkon durim, dialog, bashkëpunim, atë që presidentja e nënvizoi krijim të besimit reciprok mes palëve. Pa besimin reciprok mes palëve është e vështirë të arrihet. Kjo kërkon durim dhe mençuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA