Kriza e karburanteve/ Britania dërgon ushtrinë-Scholz: Ja Brexit-i juaj!

28/09/2021 15:40

Kriza e furnizimi me karburant është bërë aq shqetësuese në Britaninë e madhe sa qeveria vendosi të dërgojë ushtrinë për të ndihmuar ne zhbllokimin e situatës. Britanikët u përfshinë nga një panik i blerjes së benzinës për shkak të informacioneve për mungesë shoferësh të cisternave që furnizojnë pikat e karburantit.

Paniku bëri që shumë pika të mbeteshin pa furnizim. Njerëzit mendonin se nuk do të ketë furnizime të karburanteve për shkak të pamundësisë së transportit, pavarësisht se rafineritë kishin sasi të mjaftueshme. Tani rreth 150 drejtues cisternash ushtarakë do të përgatiten për të furnizuar me karburant pikat e karburantit.

“Angazhimi i personelit ushtarak do t’i sigurojë zinxhirit të furnizimit kapacitet shtesë si një masë e përkohshme për të ndihmuar në lehtësimin e presioneve të shkaktuara nga rritja e kërkesës për karburant”, tha Sekretari britanik i Biznesit, Kwasi Kwarteng.

Llogaritet se Britanisë së Madhe i mungojnë më shumë se 100,000 shoferë kamionësh e cisternash, duke i shkaktuar probleme disa industrive, përfshirë furnizuesit e ushqimit dhe supermarketet.

Si masë për të zgjidhur krizën, Qeveria tashmë ka lehtësuar politikat e rrepta të emigracionit pas Brexitit, duke ofruar heqje vizash afatshkurtra për shoferët e kamionëve të huaj.Ndërkohë fituesi i zgjedhjeve ne Gjermani, Olaf Scholz qe pritet të jetë dhe kancelari i ardhshëm i saj, e fshikulloi Londrën duke thënë se ky ngërç i erdhi pikërisht nga vendimi për t’i dhënë fund lirisë së lëvizjes me Europën pas Brexit-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA