Kremlini kërcënon NATO-n/ “Mos guxoni të shkelni vijat e kuqe të Putin”

28/09/2021 12:27

Kremlini paralajmëroi hapur Nato-n se çdo shtrirje e infrastrukturave ushtarake të saj drejt Ukrainës do të shkelte “vijat e kuqe” të presidentit Vladimir Putin.

Bjellorusia deklaroi se do të dalë në krah të Moskës nëse aktiviteti i aleancës ushtarake, zgjerohet. Presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë ngritur qendra trajnimi në Ukrainë, të cilat sipas tij në fakt janë baza ushtarake.

Lukashenko tha se e ka diskutuar këtë çështje më Putinin. “Është e qartë se përpara kësaj situate, ne duhet të reagojmë. Ramë dakord se duhet të marrim disa masa si kundërpërgjigje, u shpreh kreu i shtetit bjellorus i cituar nga Reuters.

Ukraina nisi javën e kaluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-na dhe vende të tjera anëtare të Nato-s, ndërsa Rusia e Bjellorusia zhvilluan manovra në shkallë të gjerë që e alarmuan perëndimin. Moska i kundërvihet me forcë idesë së anëtarësimit të Ukrainës në Nato dhe përpara disa muajsh ngjalli frikë me grumbullimin e mijëra trupave të saj pranë kufirit ukrainas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA